Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vatër e madhe zjarri shpërtheu mbrëmjen e djeshme në një pyl me pisha unike të ishullit turistik Hidra në Greqi.
Autoritetet greke tashmë kanë zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, një festë e papërgjegjshme në një jaht luksoz që ishte ankoruar pranë bregut.
Patrulla detare iu afrua jahtit menjëherë pasi zjarri nisi të përfshinte masivin e pyjeve, dhe brenda gjetën pako me fishekzjarre që ishin ndezur gjatë festës.
Ngjarja ka revoltuar banorët e ishullit piktoresk, ku fatmirësisht zjarrfikësit arritën t'i vënë flakët nën kontroll duke parandaluar një tragjedi më të madhe.
Ky është vetëm një prej qindra vatrave të zjarrit që kanë shpërthyer këto ditë në shtetin fqinj.