
Në moshën 10-vjeçare, akoma fëmijë, filloi të ndihmojë nënën të shiste drogë. Vetëm katër vite më pas hyri në një kartel dhe mësoi të vriste. Kjo është historia e Suzanës, një nga të shumtat që tregon se tentakulat e narkotrafikut në Meksikë po shtrihen edhe mbi fëmijët.
Pavarësisht se të dhënat e sakta mungojnë, organizata të ndryshme vlerësojnë se fëmijët dhe adoleshentët që kanë lidhje me krimin e organizuar në Meksikë mund të variojnë nga 35 mijë deri në 460 mijë.
Historia e Susanës 17-vjeçare është një nga ato historitë tipike të “fëmijëve të narkos”.
“Linda në Monterrey, Nuevo Leon në një familje të rreptë. Nëna ime gjithmonë ka dashur më të mirën për mua dhe vëllezërit e mi, prandaj ishte shumë e ashpër me ne përsa i përket edukimit dhe vlerave.
Ajo bënte dy punë. Në të parën ishte ndihmëse në kuzhinë, punonte nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të darkës dhe më pas bënte një punë të dytë, si balerinë në një lokal nate. Prej aty dilte në orën 4 të mëngjesit. Ne qëndronim vetëm për shumë kohë.

Nuk di shumë gjëra për babanë tim biologjik, di vetëm që punonte për krimin e organizuar dhe që e vranë disa persona nga karteli kundërshtar kur unë isha 3 vjeç. Prandaj nëna ime ndërtoi një familje të re dhe njerku im ishte ai që më dha mbiemrin dhe më adoptoi si vajzën e tij. Që e vogël kam qenë në kontakt me armët. Nëna ime kishte një pistoletë të kalibrit 22 dhe një revolver 38. Kjo na dukej më se normale. Nëna dhe njerku ziheshin shpesh, marrëdhënie e tyre nuk shkonte mirë sepse ai drogohej gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk i pëlqente sime mëje. Për këtë arsye vendosën të ndahen.
Duke qenë se nëna jonë nuk mund të kujdesej, jetonim pothuajse gjithë ditën me dadon. Paratë nuk na mjaftonin dhe sa vinte e shiheshim më pak me nënën. Ajo gjeti një mënyrë për të fituar diçka më shumë.
Një prej vëllezërve të saj i tha se mund të fitonte para duke shitur drogë. Kështu, u fut në këtë biznes, shiste crack dhe kokainë. Meqë ishte shitëse e mirë, si fillim e kontaktuan nga karteli Zetas dhe më pas ata të Sinaloas.
Unë isha shumë e lidhur me nënën, e admiroja, doja të isha si ajo. Ishte shumë e fortë në të gjitha gjërat, ia dilte vetë për çdo gjë.

Por ashtu si nëna ime, edhe ne fëmijët gjithashtu filluam të futeshim në botën e drogës. Në moshën 10 vjeçare filluam të shisnim drogë për të ndihmuar në shpenzimet e shtëpisë. U bë tashmë një biznes familjar.
Kur Karteli i Gjirit mori zonën, nëna ime filloi të punonte për ata. Kartelit tjetër nuk i pëlqeu që ajo po shkonte me armikun dhe dhanë urdhër për ta vrarë.
Nënën time e qëlluan me tre plumba. Isha vetëm 12 vjeç kur mbeta jetime. Kisha humbur personin më të rëndësishëm të jetës sime: Nënën.
Që nga ajo ditë, u ndava dhe me vëllezërit. Secili mori rrugë të ndryshme. Unë qëndrova në shtëpinë e nënës dhe nisa të konsumoja drogë, tymosja marijuanë, kokainë, pak e nga pak fillova të bëhesha e varur prej tyre. Isha fëmijë, nuk dija si të dilja nga kjo, kisha frikë, nuk dija si të përballesha me jetën. Në moshën 14 vjeçare njoha një djalë që u bë i dashur im. Ai ishte shumë më i madh se unë dhe ishte ai që më bindi për droga më të forta..
Fillova të drogohem çdo ditë.
Bota në të cilën u zhyta më përfshiu, miqtë e mi të rinj më mësuan të vjedh. Fillova të bëhesha e famshme sepse ishte shumë “e guximshme”, sulmoja dhe vidhja e vetme fare.
Derisa një ditë erdhi një djalë dhe më tha se ishte nga karteli i verilindjes, më tregoi disa foto ku dukesha une duke vjedhur dhe më kërcënoi.
Isha 14 vjeç nuk kisha rrugë tjetër. “Më jep armë, drogë, makina, unë e bëj”, i thashë.
Pak kohë pasi hyra në kartel më arrestuan, por qëndrova brenda vetëm një muaj. Kur dola e kisha shumë të qartë: Nuk doja më të shisja drogë, unë doja të vrisja njerëz. Karteli ka disa drejtime: Shitje droge, rrëmbim, shantazh, dhe vrasje. Ky ishte grupi ku unë doja të hyja.

Për këtë duhet të kaloja disa prova. E para ishte të vrisja një burrë jashtë një lokali. Më dhanë një armë me kalibër 40, të zezë. E dija si përdoreshin armët sepse e shihja në filma, por në të vërtetë s’kisha qëlluar asnjëherë. Por kjo nuk më ndali: E dija që duhet të bëja detyrën, sepse nga ajo varej jeta ime dhe mundësia për të punuar në kartel.
E qëllova 4 herë. Ika duke vrapuar me adrenalinën në maksimum, më pëlqeu, doja të bëja më shumë, u bëra e varur. Më në fund kisha gjetur dicka që më bënte të ndjehesha më mirë se droga: të vrisja.
Prova e dytë ishte të torturoja një djalë. Duhet t’i prisja dorën. Aty gati sa s’me ra të fikët, por personi që po më mësonte më tha se kjo ishte normale, ndaj duhet të vazhdoja.
U stërvita për të qëlluar me armë, të shes drogë, por ajo që më tërhiqte më shumë ishte të vrisja njerëz. Më dërgonin të vrisja gra. Unë pyesja nëse kishin familje dhe kur më thoshin që, po, kishin, atëherë thosha “akoma më mirë”.
Për mua ishte si një formë për të çliruar inatin që kisha ndjerë kur vranë nënën time. Mendoja: Nëse ata ia bënë nënës time, pse unë të mos e bëj.
Viktimat e mia ishin gra me fëmijë, doja që ata të ndjenin atë që kisha ndjerë unë, i vrisja përballë fëmijëve.
Gjithashtu merresha me rekrutimin e anëtarëve të rinj. Përzgjidhja ata që nuk u interesonte nëse vdisnin apo vrisnin, nuk kishte rëndësi mosha. Edhe pse kurrë nuk kam rekrutuar fëmijë. E dija që ishin të domosdoshëm, pasi çdo kartel mund të përfitojë nga ata dhe t’i fajësojë për krime që kanë kryer të tjerët, sepse ata dalin shpejt nga qendrat e edukimit. Mendoj se për këtë arsye më morën dhe mua.
Ndjehesha e pushtetshme brenda në kartel, ndjeja se kisha më shumë vlerë se shumë burra të tjerë me të cilët punoja. Disa futeshin në panik dhe bërtisnin në momentin që qëllonin, ndërsa unë jo. Nuk ndjeja as frikë, as breje ndërgjegjeje. Kishim një kuotë, dy vrasje në ditë, na jepej informacioni dhe kishim gjithë ditën për ta bërë. Nëse nuk e bënim, nuk na paguanin.
Isha 15 vjeç kur më dërguan të ruaja shtëpinë e një burri që do vrisnim, por dikush lajmëroi policinë dhe më kapën për herë të dytë.
Më kushtoi 5 muaj burg. Gjatë kohës që isha brenda, nuk dëgjova lajme nga karteli, më kthyen shpinën.
Kur dola shkova të jetoja sërish me babanë tim dhe gruan e tij, por ata nuk më donin.
U ktheva në shtëpinë e nënës sime. Isha 16 vjeç. Karteli më kërkonte që të kthehesha në punë dhe më gjetën. U thashë se nuk kisha dezertuar, por ata më kishin braktisur.
Për të më falur jetën më çuan në shtëpinë e një zonje. Nuk doja ta vrsija, sepse muajt që isha brenda më kishin ndryshuar, por s’kisha zgjidhje, ishte jeta e asaj ose imja, Kështu që bëra atë që duhej bërë.
Vazhdova të punoja për kartelin dhe një ditë na dërguan që të vidhnim një makinë që kishte pako me drogë. Unë isha e ngarkuara e grupit kështu që i jepja unë urdhërat. Por shokët e mi bënë çfarë deshën. Shkatërruan makinën, humbën armët dhe mua më rrahën.
Pas atij incidenti, vendosa të dezertoja nga karteli dhe të shisja drogë në mënyrë të pavarur me vëllain tim.
Por duke qenë se policia më kishte në shënjestër më kapën dhe më futën sërish në burg.
Tani jam në një qendër edukimi ku po mbush gati një vit. Vjen të më vizitojë një nga vëllezërit e mi, por edhe babai po më mbështet. Për mua qëndrimi këtu është një mundësi për të nisur jetën dhe të forcoj lidhjet me familjen, kjo është e vetmja gjë që dua.
Dua të studioj dhe të përmbush ëndrrën që kisha kur isha fëmijë, të punoj në krimINALISTIKë, por mbi të gjitha të largohem tërësisht nga bota e krimit të organizuar. Për mua qëndrimi këtu është të jem në paqe, jeta imë nuk është më rrezik, për më tepër kam bërë miqësi të mira dhe kam mbështetjen që nuk kam pasur kur isha fëmijë.
Nëse unë mund t’i japë një këshillë një adoleshenti është që të mos i futet kësaj bote, sepse vetëm do ta përdorin. Me këtë jetë ke ose burgu ose vdekje, nuk ka tjetër. Nëse nënën time nuk do ta kishin vrarë, unë nuk do tw kisha kaluar çdo gjë që po jetoj tani.
Shënim i BBC
Ajo që tërheq vëmendjen nga përgjgjësit e studimit që dëgjuan disa histori si ajo e Susanës ishte impakti psikologjik që kishin kaluar pjesa më e madhe e të intervistuarve në formën e ankthit, depresionit apo stresit postraumatik pasi kishën pwsuar kaq shumë dhunë.
Të gjithë vinin nga mjedise të dhunshme, keqtrajtimi. Shumë ishin braktisur që në moshë të vogël, kishin lënë shkollën dhe kishin kontakt me drogën që në moshën 10 vjeç, thotë Mariana Flores Camargo, që kryesoi studimin.
Të tjerë faktorë ishin vështirësitë ekonomike të familjet disfunksionale.
Ekspertja përmend mungesën e programeve sociale që lehtësojnë integrimin social të minorëneve, duke bërë qw edhe pas daljes nga institucionet e riedukimit të vazhdojnë në botën e krimit ashtu si dhe familjet e tyre.
*Artikulli është marrë nga BBC dhe përgatitur në shqip nga Voxnews.al