Erdogan pret në aeroport Antony Blinken, fillojnë menjëherë bisedimet për situatën në Siri

12 December 2024, 20:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan pret në aeroport Antony Blinken, fillojnë menjëherë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti pasditen e sotme në Ankara, ku u takua me Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti në aeroport.

Kujtojmë se Ankaraja është ndalesa e dytë e Blinken, pas rrëzimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Më herët ai ishte në Akaba, ku u takua me mbretin Abdullah II të Jordanisë, me të cilin ranë dakord se stabiliteti dhe siguria në Siri është parësore.

Takimi ndodhi menjëherë pas uljes së Blinken në aeroportin Esenboga të Ankarasë, në zonën Vip. Lidershipi turk pritet të theksojë në takimin me Blinken shqetësimet për stabilitetin në rajon pas zhvillimeve të fundit në Siri.


Video