Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

20 August 2022, 12:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje
Tornadoja në Itali

Një tornado mori përpara gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.




Video