Kryeministres finlandeze i del një tjetër video, në 4 të mëngjesit me një mashkull misterioz

20 August 2022, 10:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministres finlandeze i del një tjetër video, në 4 të
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin në party

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është vënë në qendër të kritikave pas shumë videosh të qarkulluara në rrjet ku shfaqet duke bërë jetë nate me kërcime sensuale dhe nën "shoqërinë" e alkoolit.

Fillimisht, asaj i dolën disa video gjatë një feste me miqtë e saj ku shfaqej tepër alegro, kërcime sensuale, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Së fundmi, një video e re është bërë publike, teksa Marin është duke kërkues pranë një mashkulli misterioz rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer testin e drogës dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.

Finlandezët kanë “bombarduar” kryeministren e tyre me komente negative në rrjetet sociale. Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Kryeministrja është kritikuar edhe më herët për faktin se kalon më shumë kohë se ç’duhet në party dhe klube nate.


Video