“Dy orë pa drita, humbën jetën 4 pacientë”, QSUT reagon pas akuzave të Vokshit te "Shëndetësia": Ja si qëndron e vërteta

8 April 2024, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dy orë pa drita, humbën jetën 4 pacientë”, QSUT
Albana Vokshi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dalë me një reagim zyrtar pas deklaratave të Albana Vokshit në lidhje me zjarrin që ra dy muaj më parë në urgjencën e QSUT, e cila është ende jashtë funksionit.

QSUT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.


Video