Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë në lagjen “1 Maji”.
Tch ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë kapur momentin kur një person hedh benzinë në makinën tip “Volkswagen” të parkuar në garazh.
Video e publikuar nga tch:
Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i zjarrvënies.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.