Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dimër të parakohshëm'.
Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.
Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore. Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura.
Sipas meteorologëve reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, me intensitet edhe më të lartë.