Shpërthen gazi, shembet pallati në Bronx të Nju Jorkut

1 October 2025, 15:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen gazi, shembet pallati në Bronx të Nju Jorkut
Pallati, Bronx Nju Jork

Autoritetet në Nju Jork kanë konfirmuar shembjen e pjesshme të një pallati në 205 Alexander Ave në Mott Haven në Bronx, dyshohet pas shpërthimit të gazit.

Zjarrfikësit po pastrojnë mbetjet dhe po kontrollojnë ndërtesën me qentë nuhatës, dronë dhe ekipe të specializuara shpëtimi.

Zyrtarët nuk raportojnë deri më tani për të lënduar, por rreziku për civilët dhe ndihmësit e parë mbetet i lartë.

Ekipet janë thirrur për të mbyllur linjat e gazit ndërsa emergjencat vijojnë punën në terren.


Video