Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
E konsideruar si shtëpia më e vjetër e Mitrovicës, banesa është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Pamjet e zjarrit që ka përfshirë banesën janë përhapur në rrjetet sociale, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Dëmi i shkaktuar në banesën antike dyshohet të jetë tepër i madh.
Shtëpia e familjes Koroglu, e ndërtuar me stilin osman të banesave është mbi 300 vjeçare dhe e shpallur monument kulture.Prej vitesh shtëpia ishte e pabanuar, megjithatë kishte ruajtur karakterin dhe kishte mbetur e pandryshuar, ndonëse e rrethuar nga pallate e ndërtesa të tjera moderne.

