Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në datë 2 nëntor 2022, u regjistrua një ngjarje e rëndë në një azil në Pejë.
Infermierja Aurora Pelaj rrahu një të moshuar, nënë e një dëshmori të rënë për lirinë e Kosovës. Pelaj e godiste me shpulla dhe grushte të moshuarën.
Infermierja dhunoi nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Ndërkohë sot është mbajtur seanca në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarave Aurora Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi.
Në seancë, avokatët e punonjësve u ankuan se mediat e tepruan me videon ku shihet dhuna e të moshuarës.
“A ka mundësi se… Jo, jo, diçka po më duket se është e tepruar. Nuk është në rregull kjo”, ishte reagimi i një prej avokatëve.