Dhjetra kosovarë konvertohen në katolikë në kishën e Llapushnikut

3 August 2024, 22:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhjetra kosovarë konvertohen në katolikë në kishën e
Pagëzimet në Kishën katolike të Llapushnikut

Kisha në fshatin Llapushnik të Drenasit është bërë qendër e atyre që dëshirojnë të konvertohen apo të pagëzohen në fenë katolike.

Nga fotot e ceremonive të pagëzimit të postuara në faqen zyrtare të kishës në Facebook, shihet se dhjetëra individë kanë zgjedhur të bëjnë këtë ndryshim gjatë kësaj vere.

Edhe më herët, në këtë kish ka pasur konvertime nga mysliman apo fe të tjera në katolik.

Ndërtimi i kësaj kishe që është në një kodër të fshatit Llapushnik kishte ngjallur pakënaqësi tek një numër i madh i banorëve.

Madje pasi nisi ndërtimi, disa persona i prishën themelet, duke kundërshtuar ndërtimin e kishës në një vend që për shumë banorë ka simbolikën e luftës, sepse kanë qenë të vendosur ish-ushtarët e UÇK-së.


Video