Detaje të REJA nga GRABITJA/ 33-vjeçarja që u vra para burrit dhe fëmijëve ishte e lindur në Suedi nga prindër shqiptarë!

30 November 2023, 12:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të REJA nga GRABITJA/ 33-vjeçarja që u vra para burrit
Viktima: Lirirdona Murseli

Lajmi për vrasjen e Liridonës gruas së këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Liridona Murseli, rreth 30-vjeç, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur të ikin nga vetura.

Media suedeze “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Detaje të REJA nga GRABITJA/ 33-vjeçarja që u vra para burrit

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtetë se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.

Një postim deputeti ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe media tjetër suedeze “Degens Nyheter”.

Siç ka raportuar kjo media, nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po kryen hetime nën dyshimet se bëhet fjalë për grabitje.

“Sipas informacioneve të bashkëshortit në polici, dy persona të armatosur kanë kërcënuar familjen dhe kanë kërkuar që t’i dorëzojnë gjërat me vlerë. Kur i morën celularët dhe telefonat, ai dëgjoi një të shtënë”, ka shkruar “Degens Nyheter”, duke cituar mediat vendore.

Ndërsa, media suedeze “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän./Telegrafi



Video