Deklaratat e vrasësit shqetësojnë Vuçiçin: Jam gati të shkoj në burg, nëse...

21 October 2022, 14:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklaratat e vrasësit shqetësojnë Vuçiçin: Jam gati
Vuçiç në studio televizive

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i përfolur për “lidhje me krimin”, tha se “asnjëherë në jetë nuk e ka dëgjuar apo parë Veljko Belivuk dhe anëtarë të klanit të tij”.

“Dua t’u them njerëzve vetëm një gjë: Nuk kam parë apo dëgjuar asnjë prej tyre në jetën time. Nëse i njoh, jo vetëm që nuk do të jem president në Serbi, por unë jam gati të shkoj në burg”, tha Vuçiç për TV Prva, i pyetur mbi personazhin në fjalë dhe klanin kriminal, i cili lidhet me emrin e tij.

Ai deklaroi se “po sulmohen ata që punuan për të shkatërruar këtë grup kriminal, si ai dhe ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin”.

“Mund të shihni se ata sulmojnë vetëm ata që e thyen atë oktapod mafioz“, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Veljko Belivuk është kreu i një grupi kriminal që po gjykohet në Gjykatën Speciale në Beograd për shtatë vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Implikimet e mundshme politike lindën kur ai pranoi se është anëtar i partisë së Vuçiçit dhe shtoi se klani i tij “ka punuar për shtetin dhe shefin”, por se nuk ka bashkëpunuar me ministrin Vulin sepse, siç tha ai, “ishte i droguar".


Video