Futi “në sherr” dy shtete, gruaja e diplomatit amerikan shpallet fajtore për vrasjen 19 vjeçarit

21 October 2022, 00:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futi “në sherr” dy shtete, gruaja e diplomatit amerikan
Harry Dunn dhe Anne Sacoolas

Anne Sacoolas, gruaja amerikane e akuzuar për vrasjen e motoçiklistit britanik 19-vjeçar Harry Dunn në një aksident rrugor pranë një baze ushtarake amerikane, u deklarua fajtore këtë të enjte për shkaktimin e vdekjes së tij, sipas agjencive të lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sacoolas prtendohet se kishte imunitet diplomatik dhe u largua nga Mbretëria e Bashkuar disa javë pas përplasjes vdekjeprurëse të gushtit 2019 jashtë RAF Croughton, një bazë ushtarake amerikane në Angli. Në këtë bazë, burri i saj punonte si diplomat amerikan.

Përpjekja e Britanisë për të ekstraduar amerikanen Anne Sacoolas për t’u përballur me akuzat për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm i makinës, u refuzua nga autoritetet në SHBA dhe incidenti ka ndezur tensione midis dy vendeve.

Vetëm pas tre vitesh përpjekje, është arritur të bëhet gjyqi dhe autorja të shpallet fajtore.

I riu britanik, Harry Dunn po ngiste motorin e tij Kaëasaki në korsinë e duhur të rrugës B4301 pranë bazës amerikane RAF Croughton, më 27 gusht 2019, kur makina Volvo XC90 e amerikane Anne Sacoolas, po lëvizte në anën e gabuar të rrugës dhe e përplasi.

19 vjeçari u dërgua në spitalin “John Radcliffe” në Oksford, por fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë.

Shtetësja amerikane është lidhur me videokonferencë me gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe, këtë 20 tetor, dhe është shpallur fajtore. Në fund të seancës, gjyqtarja Justice Cheema-Grubb, shtyu dhënien e dënimit përfundimtar në fund të nëntorit 2022.


Video