DEKLARATA / Qeveria e Kosovës: Kurti pranoi marrëveshjen, Vuçiç e refuzoi

26 October 2023, 20:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DEKLARATA / Qeveria e Kosovës: Kurti pranoi marrëveshjen,
Aleksandër Vuçiç / Albin Kurti

Qeveria e Kosovës deklaron se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re të Bashkimit Europian përkatësisht Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin zbatues të Ohrit.

Në një deklaratë për media, Qeveria e Kosovës thotë se kryeministri Albin Kurti është pajtuar duke i pranuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por ka qenë Vuçiç ai që ka refuzuar duke kërkuar që “t’i pranohet një letër anësore, me të cilën praktikisht zhbën tre parimet e marrëveshjes bazë”.

Kurti gjithashtu ka kërkuar që hetimi për sulmin paramilitar terrorist të sponsorizuar nga Serbia, të jetë i plotë dhe Beogradi të vendoset nën sanksionet e BE-së.

DEKLARATA:

DEKLARATA / Qeveria e Kosovës: Kurti pranoi marrëveshjen,
Deklarata e Qeverisë së Kosovës

Video