VIDEO/ Pamje të TRISHTA nga Gaza, gazetarit të Al Jazeera i vrasin gruan, djalin, vajzën dhe nipin!

26 October 2023, 09:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Pamje të TRISHTA nga Gaza, gazetarit të Al Jazeera i vrasin
Wael Dahdouh

Pamje të trishta nga Gaza. Në rrjet është duke qarkulluar një video nga momenti rrëqethës kur gazetari i televizionit të 'Al Jazeera' merr lajmin e kobshëm të vdekjes së familjarëve të tij nga sulmet ajrore izraelite. 

Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moawad. 

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm ëael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë.

Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moaëad.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës dhe pas përfundimit të një operacioni janë tërhequr në territorin e Izraelit. 


Video