Bombardimi i Serbisë nga NATO, Kurti: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

24 March 2024, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bombardimi i Serbisë nga NATO, Kurti: Mirënjohës liderëve
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s ndaj shtetit gjenocidial të Serbisë, u shpreh mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.

“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi Kurti në rrjetin social "X".

“Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, shtoi shefi i qeverisë kosovare.


Video