Rusia ka arrestuar 11 nga të dyshuarit e sulmit terrorist në Moskë që la të vdekur më shumë se 130 persona dhe 90 të plagosur.
Disa orë pas sulmit të rëndë në sallën e koncerteve në Moskë, forcat speciale ruse thanë se arritën të kapin autorët, rreth 600 kilometra larg Moskës, në tentativë për t'u arratisur drejt Ukrainës, ku për ta kishte një "dritare të hapur".
Ukraina i ka dhedhur poshtë këto akuza, duke thënë se nuk ka lidhje me terorristët dhe se mbërritja e tyre në Ukrainë do të ishte e pamundur, pasi thuajse i gjithë kufiri me Rusinë është i pushtuar nga forcat ruse.
Në rrjetet sociale janë përhapur pamjet e rënda të torturave ndaj autorëve të dyshuar të sulmit që e mori përsipër ISIS-K, i njohur edhe si Shteti Islamik Khorasan, një celulë relativisht e re terroriste me bazë në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.
Një prej të dyshuarve, forcat ruse i presin veshin dhe e detyrojnë që ta hajë. Më pas, thika me të cilën ushtari rus i preu veshin autorit të dyshuar, thuhet se është nxjerrë për shitje në ankand.
Në një fotografi tjetër, po me përmbajtje të rëndë, një i dyshuar tjetër shihet i shtrirë në tokë teksa në organet gjenitale i kanë lidhur telat e korentit për ta torturuar.