"Blini naftën që t'ju sjellim gazin", Rusia kërcënon perëndimin se do ndërpresë furnizimin

8 March 2022, 08:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Blini naftën që t'ju sjellim gazin", Rusia

Rusia kërcënon se do të mbyllë gazsjellësin e saj me Gjermaninë, nëse Perëndimi vijon me planet për të ndalur importin e naftës ruse.

Zv/kryeministri Novak deklaroi se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin global dhe çmimi i naftës do të arrin në 300 dollarë për fuçi.

SHBA është duke vlerësuar një plan të mundshëm, së bashku me aleatët, për të ndaluar naftën ruse si dënim për pushtimin e Ukrainës. Por kjo gjë tashmë është kundërshtuar nga Gjermania, Holanda dhe Hungaria.

Aktualisht BE merr 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk është e lehtë të gjendet një furnizues tjetër nëse kjo linjë ndërpritet.


Video