Ushtria ukrainase: Ngadalësohet ndjeshëm avancimi i Rusisë

8 March 2022, 08:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria ukrainase: Ngadalësohet ndjeshëm avancimi i Rusisë
Lufta në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës ka bërë një përditësim të fundit mbi pushtimin rus, duke thënë se “armiku po vazhdon një operacion sulmues, por ritmi i avancimit të trupave të tij është ngadalësuar ndjeshëm”.

Në ditën e 13 të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se, nga ora 04:00 e mëngjesit, trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në jug, lindje dhe veri.

Kryeqyteti Kievi, si dhe qyteti verior Chernihiv, janë ende në duart e Ukrainës. Ai shtoi se mbrojtja ajrore e vendit po zmbraps me sukses sulmet me raketa dhe nga ajri të rusëve.

“Okupatorët janë të demoralizuar dhe po shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”.

Ushtria ukrainas pohoi gjithashtu se Rusia tani po i drejtohej luftës psikologjike, duke thënë se grupet e forcave ruse u krijuan për të “kryer punë propagandistike” në territoret e pushtuara, për të ndikuar te banorët vendas.


Video