Biden e quajti “bir kur*e të çmendur”, reagon Putin: Kisha të drejtë kur thashë, fitorja e tij është më mirë për Rusinë

22 February 2024, 19:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Biden e quajti “bir kur*e të çmendur”, reagon Putin:

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka komentuar deklaratën e homologut amerikan Joe Biden, i cili sot gjatë një konference për ndryshimet klimatike, e quajti liderin rus një “bir kur*e të çmendur”.

Për mediat ruse Putin tha se një reagim i tillë vetëm konfirmon deklaratën e tij të mëparshme se “do të ishte më mirë për Rusinë nëse Biden fiton zgjedhjet në SHBA”.

“Më parë thashë se për Rusinë Biden do të ishte një president më i preferuar i SHBA. Nuk është se ai mund të më thotë: "Volodya, bravo, faleminderit, më ke ndihmuar shumë". Ne e kuptojmë se çfarë po ndodh atje nga pikëpamja politike e brendshme dhe ky reagim është absolutisht adekuat, që do të thotë se kisha të drejtë. Ju pyetët se çfarë është më e mira për ne. Mund ta përsëris - Biden", - tha Putin.


Video