Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ukraina thotë se trupat ruse po përpiqen që të marrin nën kontroll stacionin bërthamor të Chernobyl-it, por deri më tani kanë hasur rezistencë të fortë nga ushtria e saj.
“Pushtuesit rusë po përpiqen që të zaptojnë Chernobyl-in. Trupat tona po japin jetën për ta parandaluar këtë dhe për të parandaluar një tragjedi të re si ajo e 1996-s”, shkroi në Twitter presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyi.
Ai thotë se këtë shqetësim ja raportoi edhe kryeministri suedez dhe se lufta ndaj Ukrainës është një deklaratë lufte për të gjithë Europën.
Ndërkohë, në frontin lindor, ushtria ukrainase njoftoi se ka zënë rob të gjithë brigadën 74 të motorizuar ruse, që pas një beteje të ashpër në qytetin Chernihiv.