E paralajmëroi që në 2014-n, 5 këshillat e reja të Kasparov se si Perëndimi duhet të përballet me Putin

24 February 2022, 16:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E paralajmëroi që në 2014-n, 5 këshillat e reja të
Garry Kasparov gjatë procesit gjyqësor kundër tij në Moskë

Ish-kampioni i botës në shah, rusi Garry Kasparov e kishte parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia që në vitin 2014-t, kur paralajmëronte perëndimin në atë kohë se Putin nuk do të mjaftohet vetëm me aneksimin e Krimesë.

Sot, 8 vite më vonë, shahisti i shndërruar në kundërshtar të Putinit kërkon që t’i merren parasysh këshillat e dhëna tani.

“Garry, kishe të drejtë! E di që kisha të drejtë dhe e kam thënë që nga 2014-ta. Tani boll më thatë që kisha të drejtë dhe dëgjoni 5 rekomandimet e mia”, thotë ish-kampioni i botës në shah.

Më pas ai rendit këshillat për perëndimin. Së pari, mbështetje e pakushtëzuar ushtarake dhe të menjëhershme për ukrainën. Armë, inteligjencë, mbështetje kibernetike.

Së dyti, goditja e makinerisë së luftës së Putin, ngrirja dhe bllokimi i financave të Rusisë dhe të atyre që financojnë Putin.

Së treti, përjashtimi i Rusisë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe financiare.

Së katërti, tërheqja e ambasadorëve nga Moska, sepse sipas tij në këtë pikë nuk ka ccfarë të bisedohet më me Vladimir Putin.

Dhe në fund, ndalimi i të gjithë makinerisë së propagandës së Vladimir Putin, fikja e tyre, dëbimi për të ndalur, sicc thotë Kasparov, “diktatorin nga përhapja e gënjeshtrave dhe gjuhës së urrejtjes.


Video