Lajmet e rreme, lufta tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës

24 February 2022, 16:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajmet e rreme, lufta tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës
Civilë ukrainas strehohen në metrotë e Kievit pas nisjes së sulmeve ajrore ruse

Paralelisht me luftën në tokë, det e ajër Rusia dhe Ukraina po përplasen edhe në rrjetet sociale dhe ato mediatike.

Para nisjes së sulmit, Moska ndërmori një fushatë masive dezinformimi dhe sulmesh kibernetike ndaj infrastrukturës ukrainase, ndërsa mediat proruse kanë përhapur disa informacione të rreme.

Informacioni i parë ishte që e gjitha infrastruktura mbrojtëse e Ukrainës kapitulloi, që ushtarët ukrainas po dorëzoheshin, që trupat ruse nuk po hasnin rezistencë në asnjë nga tre frontet që mësynë dhe që udhëheqësit ukrainas po largoheshin nga Kievi.

Kanalet zyrtare të informacionit ukrainase mohuan të gjitha këto informacione dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të vet dhe gjithë botës që të informohen e referohen kanaleve të sigurta të informimit.

Ndër këto kanale renditen rrjetet sociale të Presidencë, Forcave të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes, Qeverisë, Ministrisë së Brendshme, Shtabit të Përgjithshëm, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Rojes Kufitare dhe mediat ndërkombëtare si CNN e DW.

 


Video