
Ukraina kërkoi pa vonesa ndihmë në armatime nga ana e NATO-s dhe vendeve anëtare të aleancës, duke paralajmëruar se një betejë e madhe po vjen në lindje të vendit për kontrollin e Donbasit.
Donbasi u referohet dy rajoneve, atij të Donetskut dhe të Luhanskut, ku separatistët rusë kontrollojnë një pjesë të tyre dhe ku kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina, pavarësi që e njeh vetëm Moska.
Duke folur në konferencë për shtyp nga selia e NATO-s, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba parashikoi betejat që po vijnë për kontrollin e këtyre dy rajoneve me Luftën e Dytë Botërore.
"Beteja do t'ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha... përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë e dhjetra mijëra trupave", tha ai.
Për këtë, sipas Kulebës, ishte e nevojshme që NATO të veprojë menjëherë duke i siguruar ushtrisë ukrainase mbështetjen e nevojshme ushtarake.
Ai tha se ky "nuk do të ishte një operacion lokal" bazuar në vëzhgimet aktuale të përgatitjeve ruse.
“Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin dhe rezultati i kësaj beteje do të vendoset në fushën e betejës”, shtoi ai.
Donbasi është zona e vjetër dhe më e maadhe Ukrainës për prodhimin e qymyrit dhe çelikut.
