Tre të vrarë është bilanci i dy sulmeve me armë që tronditën Roterdamin mbrëmjen e djeshme, që dyshohet se janë kryer nga një person i armatosur i veshur me një jelek antiplumb.
Ai qëlloi për vdekje një 39-vjeçare në një apartament pranë vendit ku ai jetonte dhe plagosi rëndë vajzën e saj 14-vjeçare, e cila më vonë ndërroi jetë.
Agresori më pas shkoi në Qendrën Mjekësore Erasmus që ndodhet pranë apartamentit, ku qëlloi dhe vrau një mësues 43-vjeçar.
Antiterrori dhe policia holandeze u dislokuan pranë spitalit universitar duke arrestuar një student 32-vjeçar si autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ishte dënuar më parë për abuzim me kafshët.
Në një konferencë për shtyp, detektivët zbuluan se në dy vendet ku u regjistruan të shtëna ka rënë edhe zjarr.
Sakaq, sulmi shkaktoi skena paniku në spital duke detyruar që të largohen me vrap edhe pacientë që ndodheshin të shtrirë në shtretër për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore.
Disa u bllokuan brenda dhe nxorën tabela të shkruara me dorë në dritare për t’i treguar policisë vendndodhjen e tyre.
Ende nuk dihet motivi i sulmeve, por oficerët besojnë se i dyshuari i kishte piketuar viktimat.
Mbreti holandez Willem-Alexander dhe mbretëresha Maxima reaguan për ngjarjen e rëndë, duke thënë: “Zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e viktimave të dhunës këtë pasdite në Roterdam. Ne mendojmë gjithashtu për të gjithë ata që kanë jetuar nën frikë e këtyre veprimeve të tmerrshme”.
????¡Muerte en Países Bajos!????????
— El Nuevo Diario (@elnuevodiariord) September 28, 2023
Varias personas murieron en dos tiroteos registrados en la ciudad neerlandesa de #Roterdam, #PaisesBajos, protagonizados al parecer por un hombre que fue detenido posteriormente por la policía.#ElNuevoDiarioRD #Internacionales pic.twitter.com/sasHxFv6s1