Sulm me armë në një shkollë në SHBA, ka viktima dhe të plagosur

16 December 2024, 19:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, ka viktima dhe
Pamje nga vendngajrja, Wisconsin, SHBA

Një sulm me armë është regjistruar në një shkollë të krishterë në shtetin e Ëisconsin në SHBA.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka hapur zjarr brenda një klase duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Raportohet se autori më pas ka drejtuar armën duke vrarë veten.

Forca të shumta të policisë dhe ambulanca janë parë pranë shkollës “Abundant Life”, e cila ka rreth 390 studentë nga kopshti deri në shkollën e mesme.

Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.


Video