Vijon saga e vrasjeve të zyrtarëve në Meksikë, kryebashkiaku gjendet i vdekur në makinë bashkë me tre persona të tjerë!

16 December 2024, 13:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vijon saga e vrasjeve të zyrtarëve në Meksikë, kryebashkiaku

Kryetari i bashkisë së Tancanhuitz, në Meksikën qendrore, një anëtar i partisë qeverisëse MORENA, është vrarë ditën e djeshme, njoftuan autoritetet lokale.

Trupi Jesus Eduardo Franco, së bashku me ato të tre personave të tjerë, u gjet brenda një makine në qytetin e tij, sipas zyrës së prokurorisë lokale, e cila ka nisur hetimet për katër vrasjet.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e kolegut tonë Eduardo Franco, kryebashkiak i Tancanhuitz.", tha përmes X-it Rita Rodríguez, presidentja e partisë së MORENA-s në San Luis Potosi.

"Ne kërkojmë nga autoritetet (...) të gjejnë përgjegjësit," shtoi Rodrigues.

Vitet e fundit, dhjetëra zyrtarë lokalë janë vënë në shënjestër të krimit të organizuar në Meksikë. Një nga rastet më tronditëse të kësaj natyre ishte ai i Alejandro Arcos, kryebashkiaku i Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero (në jug). Arcos u vra më 6 tetor, ndërsa koka e tij ishte vendosur në një automjet.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 100,000 njerëz janë zhdukur në vend që nga dhjetori 2006, kur filloi lufta shumë e diskutueshme kundër drogës me vendosjen e forcave të armatosura në shtëpi.


Video