Paradoksi i naftës, Shqipëria importon më pak nga sa ka nevojë tregu. Nga vjen sasia tjetër?

22 March 2022, 17:48Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paradoksi i naftës, Shqipëria importon më pak nga sa ka

Importi i naftës në Shqipëri është ulur, ose ka mbetur konstant ndër vite, pavarësisht se tregu mund të jetë zgjeruar me mjete dhe makineri të tjera që shfyrtëzojnë karburantet si lëndë djegëse.

Sipas të dhënave të analizuar nga Open Data Albania, mesatarisht në Shqipëri në 10 vitet e fundit është importuar vetëm 470 mijë tonë naftë çdo vit.

Viti 2017 shënon vlerën më të vogël të sasisë së naftës së importuar, përkatësisht 400 256 ton naftë. Ndërsa viti me vlerën më të lartë të sasisë së naftës së importuar është viti 2019 me përkatësisht 520 200 ton.

Të dhënat janë atipike dhe po të krahasohen me tregje më të vogla të rajonit, nafta që konsumohet në Shqipëri është më pak. Si shembull, në Kosovë importohet rreth 150 mijë tonë naftë më shumë se në Shqipëri në vit, ndonëse ka një popullsi më të vogël.

Për më tepër, paradoksi në tregun shqiptar është se në tre vite, përkatësisht në vitin 2015, 2017 dhe 2020 është ulur sasia e importeve sipas deklarimeve Doganore. Importi i naftës ka disa taksa që rëndojnë që në momentin e zhdoganim si Akciza, TVSH-ja në import; Taksa e Qarkullimi dhe Taksë Karboni.

Këto shifra ngrenë dyshime se sasia e ulët e naftës së importuar tregon, ose që një pjesë e mirë e naftës që konsumohet në Shqipëri hyn kontrabandë, ose që nafta e importit përziehet me naftën e cilësisë së dobët të prodhimit vendas, për të siguruar më shumë fitime nga kompanitë e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Paradoksi i naftës, Shqipëria importon më pak nga sa ka

Kjo sepe Albpetrol nuk kryen rafinimin e naftës në vend, e për pasojë zyrtarisht deklarohet se nevojat e vendit për naftë në tregun e pakicës, mbulohen vetëm me import. Por sasitë e importit sikurse shikohet edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Doganave rezultojnë të jenë relativisht të ulëta për një treg me 2.8 milion banorë dhe me qarkullim të shtuar gjatë muajve të turizmit nga Maqedonia dhe Kosova.

Nga ana tjetër Nafta shqiptare për shkak të cilësisë së saj jo e pastër, eksportohet, pra shitet në tregjet e huaja për t’u përpunuar.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video