"Enver Hoxha dhe Sali Berisha ishin dy njerëzit më me ndikim në Kosovë, sot mitet kanë rënë"

23 February 2022, 21:54Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Enver Hoxha dhe Sali Berisha ishin dy njerëzit më me ndikim
Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Gazetari Bedri Islami tha në emisionin Arnautistan në MCN TV se Enver Hoxha dhe Sali Berisha kanë qenë dy njerëzit më me ndikim në Kosovë, por sot të dy mitet kanë rënë.

"Ka qenë një periudhë kur figura kryesore në Kosovë ka qenë Berisha dhe këtu Rugova. Berisha nuk është më. Shumë pak njerëz e dinë që nga 96-ta Berisha dhe Rugova nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin. Rugova fliste përmes heshtjes. Ka qenë një periudhë kur Rugova e la mënjanë Shqipërinë sepse nuk donte ta afronte Berishën. Berisha donte që ngjarjet e 97-ës t’i transferonte në Prishtinë. Do krisnin piramidat. Sot kemi aleanca fluide. Albin Kurti kur është larg marrëdhëniet me Shqipërinë i mendon si superiore, kur është afër zbutet. Pas Enver Hoxhës njeriu që ka pasur më shumë ndikim në Kosovë ka qenë Berisha. Të dy mitet kanë rënë”, u shpreh Islami.

Ndërsa u ndal te raportet mes Ramës dhe Kurtit, Islami u shpreh se kryeministri i Kosovës është më pak luajal në këtë marrëdhënie.

"Në këtë dyshe më pak luajal është Albini, më shumë Rama. Ramës s’i duhet Albini, Alibinit i duhet Rama”, tha ai.

 


Video