Bedri Islami: Mehmet Shehun e çuan në vetëvrasje. Ramiz Aliaj nuk harroi që kërkoi ta burgosnin

16 February 2022, 22:14Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bedri Islami: Mehmet Shehun e çuan në vetëvrasje. Ramiz Aliaj

Gazetari Bedri Islami në një intervistë në emisionin “Arnautistan” në MCN TV deklaroi se Mehmet Shehun e kanë çuar drejt vetëvrasjes. Ai u shpreh se Ramiz Aliaj nuk mund ta harronte që Shehu kishte kërkuar burgosjen e tij në vitin 74-ën.

“E kanë çuar drejt vetëvrasjes. Nuk i kanë lënë rrugë tjetër. Të gjitha funksionet e Kapos iu dhanë shehut me përjashtim të Sigurimit të Shtetit dhe përgjimit, kjo iu dha Ramiz Alisë. Këtu filloi roli i tij. Alibia e fejesës ka shpejtuar ngjarjet. Do ndodhte ajo ngjarje, sepse Mehmet Shehu në 74’ kërkoi burgosjen e Ramiz Alisë. Ramiz Alia nuk mund ta harronte këtë gjë. Rastësisht Ramiz Aliaj e ka shtëpinë afër nesh në Shkodër. Ndonëse jetoi për dekada nuk arriti të bëhej fis. Kam mendim të mirë për shumë gjëra, por nuk e fetishizoj rolin e tij. E kam takuar për të mësuar fatin e tim eti që vdiq 36-vjeçar në mënyrë enigmë. Më tha që nuk kam qenë në atë pozicion që të di për babanë tuaj, kur në të vërtetë e kishte shok. Unë ngela me bindje të majta për shumë arsye. Jam i bindjes që Lufta Antifashiste ka qenë e drejtë. Dashnor Kaloci ka zbuluar disa letra që tim at i dërgonte Enver Hoxhës, mbi veprimet e Sigurimit të Shtetit dhe vrasjet pa gjyq. Janë letra të guximshme për kohën”, tha Islami.


Video