Në një rrëfim për podkastin e Grida Dumës, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të pazakontë dhe të ashpër ndaj burrave shqiptarë.
Teksa u pyet për pushtetin dhe ndryshimin që ai sjell, Spahiu e komentoi idenë duke komentuar burrat shqiptarë.
“Burrat shqiptarë në shumicë janë injorantë dhe mediokër. Rrugët e Shqipërisë plot me halabakë.Vishen si arabë, janë dembelë. S’dinë të qethen, turinjtë varur gjithë kohës”, thotë ai.
Spahiu më tej e përmbledh me ironi mënyrën e jetesës që ai atribuon një pjese të burrave shqiptarë: “Jeta e një burri shqiptar vërtitet nga lavazhi te garazhi. Po si mor milioner, ngre kanatieren dhe kruan barkun?”, pyet ai, duke e përdorur këtë shembull për të folur për kontrastin mes pasurisë, stilit dhe kulturës së sjelljes.