Fundi i mandatit për Paolo Zampollin, Trump shkarkon mikun e tij të vjetër (ishte dhe në Tiranë)

16 October 2026, 17:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fundi i mandatit për Paolo Zampollin, Trump shkarkon mikun e tij të

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për partneritetet globale. Vendimi u mor vetëm pak orë pasi Politico publikoi një artikull për konfliktin disa mujor mes Zampollit dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, i cili ishte zhvilluar kryesisht përmes email-eve.

Një zyrtar amerikan konfirmoi shkarkimin e Zampollit, duke deklaruar se detyra e tij si i dërguar special ishte revokuar dhe se ai nuk ishte më pjesë e administratës qeveritare.

Përplasja mes Zampollit dhe Landaut lidhej me ndarjen e kompetencave dhe mënyrën e funksionimit të hierarkisë në administratën amerikane. Sipas Politico, Zampolli kishte tejkaluar kufijtë e mandatit të tij, duke zhvilluar takime me zyrtarë të huaj për çështje që nuk kishin lidhje me kulturën. Landau e kishte akuzuar për mosbindje, ndërsa Zampolli e kishte kritikuar ashpër, duke pretenduar se zëvendëssekretari i Shtetit po përpiqej të shkatërronte punën e tij.

Pas shkarkimit, Zampolli reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehu mirënjohjen për Trumpin, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe pjesën tjetër të ekipit. Ai theksoi se mandatet e të dërguarve specialë zgjasin një vit dhe se Trump ia kishte zgjatur mandatin për më shumë se gjashtë muaj.

“Shërbimi ndaj tij dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. Tani është koha për një kapitull të ri: të rikthehem në punë, të ndërtoj marrëdhënie dhe të përfundoj marrëveshje”, shkroi Zampolli.

Sipërmarrësi italian është një mik i vjetër i Donald Trumpit. Ai është gjithashtu personi që ia prezantoi presidentit amerikan bashkëshorten e tij, Melania Trump, në vitet ’90, kur punonte si agjent në industrinë e modës dhe përfaqësonte modelen që më vonë do të bëhej zonja e parë e SHBA-së.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, Zampolli u emërua në bordin drejtues të Kennedy Center. Në administratën e dytë, presidenti e caktoi si përfaqësues special të Shteteve të Bashkuara për partneritetet globale. Në këtë rol, ai duhej të përfaqësonte SHBA-në në aktivitete kulturore ndërkombëtare.

Zampolli para një muaji vizitoi edhe Shqipërinë, ku zhvilloi takime me mazhorancën dhe opozitën.

 


Video