Qeveria shton me 6 mijë metër katrorë sipërfaqen e ndërtimit për portin turistik të Durrësit.
Sipërfaqja e re do të jetë mbi 818 mijë metër katrorë, ndërsa ajo për ndërtim 61 mijë. Në të njëjtin vendim është ndryshuar edhe emri i kompanisë zhvilluese nga ‘Symphony Real Estate Development’ në ‘Eagle Real Estate Development’.
Kompania është e regjistruar në QKR më datë datë 25 maj 2021 si degë e kompanisë mëmë “Simphony Invest Limited”, e regjistruar në ishujt Kajman, njohur si parajsë fiskale.
Puna për ndërtimin e këtij porti është në fazën fillestare. Kostoja thuhet se do të jetë mbi 2 miliardë dollarë me synimin që do ta shndërrojë Durrësin një ndër portet më tërheqëse në Mesdhe për turizmin elitar.
Por ka dyshime mbi seriozitetin e projektit dhe kompanisë që do ta ndërtojë. E njëjta kompani është e famshme në Serbi për projektin “Waterfront” me një kosto prej 3 miliardë dollarësh.
Projekti i nisur që në 2016-n nuk ka përfunduar ende, ndërsa nga shumë kritikë dhe ekonomistë në Serbi është cilësuar si një shaka e keqe dhe shkatërrimtare për qytetin.
Nga ana tjetër, shqiptarët do të paguajnë për portin e ri tregtar, që do të ndërtohet në Porto Romano.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.