Ku shkuan milionat që Shqipëria duhej të përfitonte nga TAP?

23 April 2022, 18:41Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ku shkuan milionat që Shqipëria duhej të përfitonte nga TAP?

Kur negocionte në 2012-n kalimin e TAP nëpër Shqipëri, qeveria në atë kohë deklaronte se mes dobive të tjera do të ishte edhe një pagesë prej rreth 100 mln euro si tarifë për kalimin e tubancioneve.

Por, sot Shqipëria nuk merr asnjë cent për këtë. Marrëveshja është mjaftuar me ndërtim rrugësh rurale dhe shkollash nga ana e kompanisë TAP, që në këmbim shfrytëzon territorin shqiptar pa falas, ndryshe nga sa bën në Gjeorgji, Turqi, apo Greqi.

Ish-përfaqësuesi i EGL, kompanisë që krijoi TAP, Naskë Afezolli në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV thotë se ky është një turp që duhet korrigjuar.

"Nëse sot do të merrnim transit fees, në buxhetin e shtetit do shtoheshin çdo vit minimumi 90 milionë dollarë”, deklaroi ai.

Sipas tij, nëse Shqipëria do të kishte një marrëveshje të ngjashme me Gjeorgjinë, sot mund të përfitonte deri në 500 mln euro në vit, duke qenë se çmimet e gazit janë rritur.

Përveç të tjerave, Shqipëria nuk përfiton as gaz.

Sot, pyetja që po ngrenë të gjithë, pasi TAP nisi transmetimin e gazit azer në drejtim të Europës, është sse ku shkuan paratë që TAP duhej të paguante për shtrimin e tubave në 201 kilometra gjatësi në territorin e Shqipërisë.

 


Video