Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë humbjen e 6 marsit

25 February 2022, 12:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë
Jorida Tabaku dhe Lulzim Basha

Është mbyllur sot mbledhja e fundit e punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni bëri me dije se më 7 mars pritet të votohet për raportin përfundimtar të komisionit. Ndërsa nënkryetarja, deputetja socialiste Ermonela Felaj paralajmëroi daljen me 2 raporte.

"Fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi kur do të miratojë raportin apo raportet. Nisi me historinë e 430 milionëshit dhe shkoi si ajo historia e gjelit që bëhet gjysmagjel me 100 milionë euro", tha Felaj.

Por çfarë nxori ky komision i cili u kthye në Big Brother politik:

Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë

Në katër muaj komisioni Hetimor i drejtuar nga deputetja e PD, Jorida Tabaku prodhoi shumë lajme dhe batuta por nuk nxori asnjë konkluzion të saktë.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ditën e djeshme u shpreh se Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi edhe një herë se akuzat e opozitës ishin një blof i madh.

Dëshmitarët e fundit Rama dhe Veliaj:

Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë

Gjatë dy dëshmive të Veliajt me 4 orë dhe Ramës me 10 orë u bë si gjysmë finalja dhe finalja e “Big Brother Vip”, duke prodhuar një show, teatër, akuza dhe inate personale.

Nga përgjigjet e dy zyrtarëve më të lartë të vendit nuk doli asgjë, përkundrazi komisioni u kthye në një gallatë me “hapje dhe mbyllje” mikrofonash.

A u vendos data 7 mars si justifikim për të mos u marr me humbjen e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit:

Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë

Raporti përfundimtar për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve do të dorëzohet në 7 Mars. Kjo ra dakord edhe nga ana e mazhorancës, e cila ra dakord që të dorëzohej në këtë datë. Kjo date duket si një marrëveshje mes të dyja palëve për të shmangur humbjen e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit.

Siç duket dhe nga sondazhet Basha del që nuk do marrë, asnjë bashki ndryshe nga “Shtëpia e Lirisë” e Berishës që është afër marrjes së Shkodrës.

Sondazhi që frikësoi Bashën dhe shtyu me date 7 raportin përfundimtar për inceneratorët:

Një sondazh i publikuar në Euronews Albania i kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë e Shkodrës nxjerr fitues të zgjedhjeve të 6 marsit kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Komisioni i Tabakut si oksigjen për Lulin, që të justifikojë

Në bazë të sondazhit, qytetarët shkodranë do të votonin me 36.3% Spahinë e mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në vend të dytë renditet Majlinda Angoni e Partisë Socialiste me 26.4%.

Ashtu si në Durrës, edhe në Shkodër Partia Demokratike e Lulzim Bashës me kandidatin Xhemal Bushati renditet i treti me 9.9%. Një mbështetje më të madhe Spahia ka mes votuesve të PD-së të cilët do ta mbështesin atë në masën 70.1%./VoxNews.al



Video