Kadastra e Durrësit në kaos total, dhjetra ankesa për bllokime lejesh nga drejtoresha Xheni Agolli

31 March 2023, 16:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kadastra e Durrësit në kaos total, dhjetra ankesa për bllokime
Kadastra e Durrësit

Kaosi në kadastrën e Durrësit është thelluar pas emërimit në krye të saj të Xhengi Agollit. Kjo e fundit u akuzua kur mori detyrën në fund të vitit të kaluar se largoi specialistët për të afruar njerëzit e saj, militantë politikë dhe punësime nepotike.

Rezultati? Sot stoku i dosjeve që presin në Kadastrën e Durrësit është zgjeruar, po ashtu edhe stoku i ankesave të qytetarëve, si te adresa zyrtare zyrtare e kadastrës, ashtu edhe te platformat antikorrupsion të Qeverisë, siç është shqipëriaqëduam.al

Janë me dhjetra ankesa të reja që janë depozituar në tre muajt e fundit të aktivitetit të kadastrës, që përkojnë me periudhën që ky institucion është drejtuar për Xheni Agollit. Kësaj të fundit i ka përfunduar afati i emërimit të përkohshëm të hënën më 27 mars.

Megjithë periudhës së shkurtër në këtë detyrë, Agolli ka lënë gjurmë, por për keq. Sondazhe të kryera me qytetarët e Durrësit tregojnë një pakënaqësi totale me punën e saj. Qytetarët akuzojnë se prej ardhjes së saj në krye të Kadastrës, u bllokua totalisht aktiviteti i këtij institucioni.

Qytetarët akuzojnë edhe për arrogancë, paaftësi e korrupsion në radhët e Kadastrës. Ata thonë se edhe vetë shefja juridike e Kadastrës është dorëzuar para kësaj situate, duke u dhënë të drejtë qytetarëve për pretendimet dhe dokumentacionet që dorëzojnë.

Por, ajo thotë se nuk janë problem dokumentet e tyre, por ushtarët e Kap Ça të Kapësh, që siç denoncojnë qytetarët e Durrësit kontrollojnë sot Kadastrën e Durrësit me në krye Xheni Agollin.

Mes akuzave, ka edhe pretendime se Agolli qëndron e mbyllur në zyrën e saj me një mbështetëse të zjarrtë të Sali Berishës dhe në biseda konfidenciale e quajnë qeverinë aktuale si ‘qeveri e djallit’. Shqetësimet janë ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme, të Kryeministri i vendit dhe Ministri i Drejtësisë.

Kadastra e Durrësit në kaos total, dhjetra ankesa për bllokime

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video