VoxNews ka siguruar foton e Irida Hasallës 28 vjeçares në spitalin Amerikan2, pak momente pasi i ishte nënshtruar kirurgjisë plastike për heqjen e dhjamit.
Burime për VoxNews thanë se operacioni u krye në orën 14:30 minuta të hënën e 29 janarit ndërsa humbi jetën një ditë më pas.
Vëllai ka treguar se Irida ka qenë mirë pas operacionit. Në një moment ka dashur të shkojë në banjo dhe një infermiere i kanë thënë që mund të shkonte vetë. Në momentin kur është ngritur në këmbë është rrëzuar, i kanë rënë trombozë.
“Në orën 10:00 ka dashur të shkojë në tualet. Një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Pastaj u fut në sallën e operacionit, ishte pa ndjenja 6 orë”, thotë i vëllai.
VoxNews ka siguruar skedën e vdekjes, ndërsa pritet që të kryhet edhe autopsia paraprake se pse e reja ka ndërruar jetë. Sipas skedës së vdekjes shkruhet se Irida Hasalla ka humbur jetën nga shkaqe të panjohura.
Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.