Bëhet fjalë për dy episode të cilat pa frikë mund të quhen paradokse shqiptare.
Profesor Tarifa thotë se Shqipëria ka në listën e personave ‘non grata’ nga SHBA presidentin e vetëm që ka pasur mundësinë të ketë hyrë në Zyrën Ovale.
Ndërsa paradoksi i dytë lidhet me takimin e 14-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian- Shqipëri, ku vihet re se deputeti socialist Taulant Balla flet anglisht edhe pse salla është me shumicë me shqiptarë, ndërsa deputetja e PD, flet shqip dhe përkthehet për disa të dërguar të Brukselit në Tiranë.
Më poshtë teksti i Profesor Tarifës...
Paradoks shqiptar:
I vetmi president shqiptar që deri më sot ka hyrë në Oval Office në Shtëpinë e Bardhë, sot, i shpallur persona non grata, nuk hyn dot në Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër paradoks shqiptar.
Pashë në kanalin RTSH Kuvend një deputet socialist, i cili, në një mbledhje komisioni fliste anglisht për shkak të pranisë së dy a tre të huajve në atë mbledhje. Fjalët e tij në anglisht për të huajt u përktheheshin në shqip në mënyrë simultantë deputetëve shqiptarë të pranishëm në atë takim. Një absurd i vërtetë.
Pas tij, një deputete demokrate, po në atë komision, foli shqip dhe fjalët e saj u përktheheshin në anglisht pjesëmarrësve të huaj në atë takim. Gjëja e duhur.
Përfytyroni për një çast një parlamentar francez të flasë anglisht në parlamentin e vendit të tij, ose një senator amerikan të flasë frëngjisht në një prej komisioneve të Senatit!
Risitë e politikanëve shqiptarë s’kanë të sosur!
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.