2 mijë euro metri katrorë në Sazan, projekti i dhëndrit të Donald Trump rrit çmimin e referencës!

24 July 2025, 13:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
2 mijë euro metri katrorë në Sazan, projekti i dhëndrit
Edi Rama/ Projekti i Sazanit

Procesi i rivlerësimit të pronave me nivelin e tatimit 5 për qind do të fillojë vetëm pasi të kenë hyrë në fuqi çmimet e reja të referencës.

Drafti i Ministrisë së Financave për çmimet e reja të referencës prek të gjitha bashkitë e vendit, me përjashtim të Bashkisë së Tiranës.

Çmimet e reja mesatare referuese, në bazë të të cilave do të tatohen të gjitha pronat nuk ndryshojnë vetëm në bashkinë e Dimalit dhe në zonën dy të Bashkisë së Elbasanit, ndërsa në të gjithë pjesën tjetër të vendit, me përjashtim të Bashkisë së Tiranës, pësojnë rritje që varion nga 0.2 për qind në Pogradec në 223 për qind në Ishullin e Sazanit.

Aktualisht, në këtë ishull nuk ka prona që i nënshtrohet tatimit të rivlerësimit dhe duket se drafti i Ministrisë së Financave i paraprin zhvillimit të mundshëm të resortit turistik të dhëndrit të Donald Trump.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video