Edi Rama emëron Arbjan Maznikun ‘kryebashkiak’ të Shqipërisë!

16 July 2025, 19:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama emëron Arbjan Maznikun ‘kryebashkiak’ të
Arbjan Mazniku

Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të një organizate jofitimprurëse që do të ngrihet mes ministrisë që ai drejton dhe bashkive të vendit.

Kjo organiztë, thuhet në vendimin e qeverisë ka për kompetencë ‘zhvillimin e kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim rritjen e performancës profesionale për t’u shërbyer komuniteteve dhe për t’i ndihmuar ato në përmbushjen e funksioneve të veta dhe kompetencave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për përmbushjen e sfidave, që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian’

Vendimi është bazuar në pikën 5 të nenit 14 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, që parashikon tekstualisht se ‘dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore, brenda një qarku apo midis qarqeve të ndryshme, si dhe me institucione të qeverisjes qendrore, mund të lidhin marrëveshje të përbashkët për krijimin e një personi juridik të ndarë nga palët, të cilit i japin autoritet dhe kompetenca të caktuara’.

Sipas këtij parashikimi, kryebashkiakët e vendit do të dorëzojnë kompetencat e drejtpërdrejta që kanë për emërimet dhe shkarkimet në njësitë vendore ku janë zgjedhur te një vendimmarrje e përbashkët, në krye të së cilës do të jetë ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video