Fjalimi për thyerje kafkash i "kushton" Berishës, përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi!

30 October 2026, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fjalimi për thyerje kafkash i "kushton" Berishës,
Sali Berisha

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat e Kuvendit, kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas vendimit, përjashtimi i Berishës ka ardhur pasi ai bëri thirrje për dhunë gjatë debatit në seancë.

Në seancën e djeshme, Berisha mori fjalën për procedurë, duke folur për të rinjtë e dhunuar gjatë protestave të fundit, por Peleshi e ndërpreu duke i thënë se po bën thirrje për dhunë.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbari të papara gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, këta janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka. Këta janë kriminelë dhe këta e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë", tha Berisha gjatë seancës.

Nga ana tjetër, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin me nga 60 ditë.

Ndërkohë ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS.


Video