Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli në festën e La Paulée

8 November 2026, 09:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli
Pierre Lurto (me të zeza) dhe Brunello Cucinelli

Eriola Braha, CEO e “Alehandro Group” dhe njëkohësisht prodhuese e verës Braha në Shqipëri, ishte mes të ftuarve në edicionin e dytë të La Paulée në Solomeo të Italisë, një nga ngjarjet më ekskluzive të botës së verës, që mblodhi së bashku prodhues, ekspertë dhe personalitete të njohura ndërkombëtare.

Aktiviteti u zhvillua më 5 dhe 6 nëntor 2026, në fshatin historik Solomeo, në zemër të rajonit të Umbrias, nën mikpritjen e sipërmarrësit dhe stilistit të njohur italian Brunello Cucinelli.

Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli
Stilisti italian Brunello Cucinelli dhe Eriola Braha, CEO e Alehandro Group

La Paulée është një festë me rrënjë shekullore në traditën franceze të Burgonjës, e cila fillimisht organizohej për të festuar përfundimin e vjeljes së rrushit. Me kalimin e kohës, kjo traditë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, ku prodhuesit e verërave më prestigjioze, koleksionistët dhe njohësit e enologjisë mblidhen për të ndarë verëra të rralla, përvoja dhe njohuri.

E frymëzuar nga festa tradicionale La Paulée de Meursault, e ringjallur në formën moderne në vitin 1923, kjo ngjarje sot organizohet edhe në vende të ndryshme të botës, duke ruajtur në qendër filozofinë e miqësisë, bujarisë dhe kulturës së verës.

Edicioni i këtij viti në Solomeo bëri bashkë përfaqësues të disa prej emrave më të rëndësishëm të industrisë botërore të verës dhe shampanjës, përfshirë Château Cheval Blanc, Château d’Yquem, Château Lafleur, Maison Krug, Champagne Laurent-Perrier dhe Domaine Leflaive.

Një nga momentet më të veçanta për drejtuesen e “Alehandro Group” ishte takimi me Pierre Lurton, president i Château d’Yquem dhe Château Cheval Blanc, dy prej emrave legjendarë të Bordeaux-së.

Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli
Pierre Lurton, president i Château Cheval Blanc dhe Eriola Braha, CEO e Alehandro Group

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braha e përshkroi pjesëmarrjen në këtë aktivitet si një përvojë të paharrueshme, ku vera, kultura dhe arti u shndërruan në ura komunikimi mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.

Ajo vlerësoi veçanërisht mikpritjen dhe filozofinë e Brunello Cucinelli-t, sipërmarrësit italian që ka ndërtuar një model biznesi të mbështetur te humanizmi, dinjiteti i njeriut dhe harmonizimi i zhvillimit ekonomik me vlerat njerëzore.

Përtej takimeve me personalitete të njohura ndërkombëtare, Braha theksoi edhe krenarinë që ndjeu duke prezantuar Shqipërinë dhe potencialin e sektorit shqiptar të verës në një mjedis të tillë ndërkombëtar.

Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli

Për drejtuesen e “Alehandro Group”, një kompani me një përvojë të gjatë në importin dhe shpërndarjen e verërave prestigjioze në Shqipëri, pjesëmarrja në aktivitete të këtij niveli krijon mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe për forcimin e lidhjeve me industrinë ndërkombëtare të verës.

Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli

La Paulée 2026 në Solomeo u shoqërua gjithashtu me degustime, takime mes prodhuesve dhe darka gastronomike, ku u ndërthurën verërat e njohura botërore me krijimtarinë e kuzhinierëve të vlerësuar ndërkombëtarisht, mes tyre Mauro Colagreco dhe David Kinch.

Eriola Braha e “Alehandro Group” e ftuar nga Brunello Cucinelli
Vera e stilistit Brunello Cucinelli

Në përfundim të kësaj përvoje, Braha ndau edhe mesazhin që, sipas saj, përmbledh më së miri frymën e aktivitetit:

“Në fund, ajo që mbetet më shumë janë njerëzit që takojmë, vlerat që ndajmë dhe emocionet që përjetojmë së bashku.”

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video