Protests highlight trauma crisis, operating rooms under reconstr...
/ 2026-10-15 18:35:16Focus

Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë.
Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij të mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut, ku të pranishëm janë dhe figura të Partisë Demokratike.
Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.
Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.