2026-10-12 09:09:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje të rënda janë publikuar nga sulmi me raketë ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Sulmi ndodhi ditën e djehsme, ndërsa sipas raportimeve, një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Në pamjet e publikuara dokumentohet momenti kur raketa godet aeroportin, duke shkaktuar panik dhe shqetësim për sigurinë në këtë pikë të rëndësishme të transportit ajror.

Sulmi i atribuohet rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët kanë ndërmarrë edhe më parë sulme ndaj objektivave në Arabinë Saudite.

Ngjarja rikthen në vëmendje tensionet e sigurisë në rajon, ku përshkallëzimi i përplasjeve mund të ketë pasoja për civilët dhe infrastrukturën kritike.

 

 


Video