Details of the storm in the administration, here's who will resi...
/ 2026-10-22 22:25:00Focus
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka sulmuar ashpër kryeministrin Dritan Abazoviç.
Kritikat e tij lidhen më tepër me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit të tij.
Gjukanoviç e ka cilësuar Abazoviçin si një gënjeshtar dhe tradhtar, duke shtuar se nuk ka asnjë grimcë morali. Sipas tij, e vetmja e mirë që ai ka është fakti se është shqiptar.
“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë Gjykanoviç,.