With a pure and beautiful Albanian language, inherited from his ancestors, Hirësi Ignati is remembered with love in Berat, the city where he served for three decades and where he decided to rest forever.
The prayer ritual near the Cathedral of St. Dimitri, in the center of the city of Berat, has taken on a new meaning for Orthodox believers since the month of July.
Every cleric and Orthodox believer, during services or religious holidays, before entering the church for the prayer ritual, stops at the grave of His Grace, Metropolitan of Berat, Vlora and Kanina, Ignat, who passed away on July 20 at the age 90 years old and rests in the church yard.
"The honoring of His Grace Ignatius has become a part of our daily life; we believe in his soul and we pray to him as we prayed to him when he was alive," Father Johan Qako, from the Cathedral of St. Dimitri, told BIRN.
Monsignor Ignati served as Metropolitan since 1998, the year in which the Holy Church entrusted him with the post, leading the flock of Berat, Vlora, Kanina and all of Myzeqe. The reconstruction of the religious faith after a long period of prohibition for the Orthodox believers of Berat became sacred, and the installation of His Grace Ignati at the head of the Metropolis connected not only the believers, but also the citizens of Berat, regardless of their faith.
"The hierarch loved them and stood by the beratas in good and difficult times, praying, advising and comforting them. For this reason, not only Orthodox believers, but also citizens of other faiths loved him and prayed to him, as he offered kindness and peace, like a spiritual Father," recalled Father Johan.
Monsignor Igani was of Arvanite descent and was born in Thiva, Greece on November 8, 1934. He studied at the "Patmiadha" church school, the Theological Faculty of the University of Athens and the Piraeus Conservatory. His whole life was characterized by devotion to the Church, serving as a preacher and lay teacher in the Archdiocese of Athens.
In 1967, he was ordained a deacon and priest by the Metropolitan of Thiva and Livadia, Nikodim, and served as a parish priest in the Metropolitan Church and as the Archhieratic Epitrop of Thiva from 1967 to 1972. In 1992, he was elected to the throne of the Metropolis of Berat. he surrendered as bishop in 1996 and was enthroned in Berat in 1998 by the Archbishop of Tirana, Durrës and all Albania, Anastas.
Placing such a personality at the head of the Metropolis, such as Ignatius, a peaceful and always smiling man, who answered everyone with kindness, made the Orthodox believers and citizens of other faiths love and appreciate him. He died in Athens after a long illness. His remains were taken to Berat, where Trisaia services were held for his soul.
Në Katedralen e Shën Dhimitrit u kryen shërbesat e shenjta, të cilat kulmuan me Liturgjinë Hyjnore në mesnatë. Mëngjesin e 23 korrikut vijuan shërbesat e shenjta, dhe rreth orës 11:30 nisi përcjellja e fundit, që sipas besimit quhet shërbesa e varrimit.
Në varrimin e episkopit mori pjesë i gjithë Sinodi i Shenjtë, kryesuar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Pr. Dr. Anastas, i cili drejtoi këtë shërbesë, ku u bashkuan klerikë e besimtarë nga i gjithë vendi, si dhe qytetarë të çdo besimi nga Berati dhe rrethet përreth.
Ishte dëshira e Ignatit të prehej në qytetin e Beratit dhe në Katedralen e Shën Dhimitrit, ndaj besimtarët tani i luten me dashuri, duke besuar në shpirtin e tij dhe duke e kujtuar me përzemërsi.
“Çdo herë që vij në kishë, fillimisht kryej lutjet pranë varrit të Hirësisë dhe më pas ndjek shërbesat; dhe kur dal nga kisha, nuk largohem pa u ndalur sërish tek varri,” tha për BIRN Margarita Ziu Mihali, një besimtare ortodokse beratase. Ajo e kujton Hirësinë Ignati me lot në sy, duke besuar se mirësia që ai përcillte ka prekur çdo person që e njohu.
“Ai thoshte shpesh: nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe dhe ndaj u lidh me beratasit në mënyrë të pazgjidhshme që nga ditët e para të ardhjes në Berat,” kujton besimtarja 78-vjeçare.
Mimoza Melëngu ishte në të 30-at kur u rihap besimi fetar në vend, dhe si pjesëtare e një familjeje me rrënjë të thella ortodokse, ajo u vetë-ofrua në Mitropoli për të dhënë mësim për të rinjtë. Duke ndjekur shërbesën e së dielës, ajo kujtoi për BIRN figurën e Hirësisë Ignati, i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës për mirësinë që përcillte. “Ai solli urtësinë, dashurinë dhe bekimin për besimtarët ortodoksë, jo vetëm për mua,” tha ajo.
Hirësia Ignati kujtohet si një model i vullnetit dhe përkushtimit, si Mitropoliti që i priste të gjithë, dëgjonte këdo me përulje dhe lutej për të gjithë. Gjithmonë i pranishëm për orë të gjata si një At shpirtëror, në rrëfime dhe këshillime, ai lutej pa ndërprerje dhe gjithnjë kujdesej për të varfëritë, të sëmurët, dhe familjet në nevojë ekonomike e shpirtërore, duke u bërë mbështetje për ta.
“Vendi ku prehet ka një frekuentim të madh çdo ditë,” tha At Johani. “Vijnë për shkak të shenjtërisë që ai kishte në jetë dhe që vazhdon ta reflektojë edhe më shumë tani që ndërroi jetë,” shtoi At Johani.
Që në ditët e para të vendosjes në krye të Mitropolisë, Hirësia Ignati vendosi marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e Myftinisë së kohës dhe me drejtuesit vendorë të institucioneve, duke u pikasur jo vetëm si një Mitropolit i denjë, por edhe si një njeri që kërkonte dhe ofronte zgjidhje përtej çdo mundësie që i lejonte posti.
Mitropolia, nën drejtimin e tij, hapi dyert për mësime fetare dhe ngriti strukturat e grave ortodokse dhe të rinjve, ndërsa vetë Hirësia Ignati ishte gjithmonë aty për të pritur këdo që kishte nevojë. Me iniciativën e tij u hap mensa “Shën Joan Përdëllimtari”, e cila vazhdon të ushqejë persona në nevojë.
Për këto cilësi të shenjta, qytetarët e Beratit i propozuan Bashkisë që ta nderonte me titullin “Qytetar Nderi”. Po ashtu, në shkurt të vitit 2011, pas vendimit të marrë unanimisht nga Këshilli i Bashkisë së Selenicës, dhe me propozimin e më shumë se 200 qytetarëve, Hirësia Ignati u shpall “Qytetar Nderi” i Selenicës.
I dashur për të gjithë, Hirësia Ignati bashkoi besimtarët e çdo besimi gjatë gjithë viteve që shërbeu në Berat; ai vazhdon t’i bashkojë dhe në vendin ku prehet. Marianthi Dhhrami, 78 vjeçe, e cila jeton prej vitesh me familjen në Itali, gjatë vizitës së saj të parë këtë vit në Berat, pas ndarjes së Ignatit nga jeta, vizitoi varrin e tij.
“Sapo mbërrita në qytetin tim, menjëherë erdha në kishë dhe vizitova Hirësinë Ignati, për të cilin kam sjellë posaçërisht një qiri nga Italia,” tha besimtarja ortodokse për BIRN. “Isha atje kur mësova lajmin e ndarjes së tij nga jeta dhe u trishtova pa masë,” shtoi ajo.
Me një përkushtim model, gjuhë të pastër shqipe dhe bukuri të trashëguar nga paraardhësit, Hirësia Ignati në çdo predikim përcillte mesazhe për virtyte të shenjta dhe dashuri. Pa u lodhur asnjëherë, pavarësisht viteve, ai takonte dhe përshëndeste çdokënd me fisnikëri dhe ndriçim hyjnor, pa pyetur për besimin e tyre.
Me një nostalgji të pashoq e përkujtoi Hirësinë Ignati, në drekën e shtruar për nder të tij ditën e përshpirtjes, Myftiu i parë i Beratit pas rikthimit të besimit, Qeramudin Durdia. “U takova me të para 20 viteve dhe ndjej fat që e kam njohur,” tha Durdia përpara qindra pjesëmarrësve.
Ai kujtoi Hirësinë Ignati si një njeri të shtrenjtë jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për gjithë qytetarët e Beratit, pavarësisht besimit. “Që në takimin e parë me të, zbulova butësinë, urtësinë, dashurinë dhe humanizmin që e shoqëronin, si dhe këmbënguljen dhe vullnetin që kishte,” u shpreh Durdia.
Si ish-Myfti i Beratit, ai kujtoi se me Hirësinë Ignati ndanin takime të frytshme në favor të bashkëjetesës fetare, e cila filloi të rilulëzojë në qytetin muze sapo u rikthye besimi. “Si dy homologë, si dy barinj shpirtëror të Beratit, ndamë dhe organizuam konsulta të veçanta dhe biseda mbi punën dhe veprimtarinë tonë,” kujtoi Durdia.
Të urtë, të dashur, të thjeshtë e të palodhur – kështu e cilësojnë të gjithë ata që e njohën Hirësinë Ignati, duke e konsideruar veten me fat që i kanë qëndruar pranë, qoftë edhe për pak çaste. Mes besimtarëve ortodoksë beratas, të rritur dhe të rinj, ka prej atyre që kanë të shënuar në jetën e tyre pagëzimin e kryer nga Hirësia Ignati, një akt i shenjtë për çdo besimtar.
Llazar Teneqexhiu, theologian at the Albanian Orthodox Church and teacher of Christian Education at the Church of Saint Dhimtri, feels lucky to have been baptized by Hirësia Ignati. "Not only me, but my whole family had the great fortune to be baptized by Grace Ignatius," said the young man, praying near his resting place. As a devout believer, he describes Ignatius as "the embodiment of the entire Christian message and the Gospel in one person."
His Grace, Ignatius, was the author of several books in Albanian and Greek.
The death of Grace Ignati represents the first loss of a Metropolitan after the re-establishment of the Autocephalous Orthodox Church of Albania./ BIRN