"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
Në Durrës është shembur tarraca e një shtëpie. Si pasojë, dy persona kanë ngelur nën rrënoja.
Ngjarja ka ndodhur në Qerret të Durrësit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave që ndodhen nën rrënoja.
Të paqarta mbeten edhe arsyet që kanë çuar në shembjen e tarracës së banesës.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca.