Lirohet trafiku në Tiranë, hapet sot kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”

2022-04-22 12:17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ditën e sotme do të hapet kryqëzimi te ish-Sheshi “Shqiponja”.

Përmes një postimi ARRSH njofton se hapja do të bëhet në orën 19:30 duke shtuar se kjo hapje do të sjellë kompletim të planit të menaxhimit të trafikut.

“Sot në orën 19:30  do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv  të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftim.

 


Video